Selektori i Sllovakisë e ka të qartë për sfidën me Kosovën, ka këtë mesazh 

Futboll

Selektori i Sllovakisë e ka të qartë për sfidën me Kosovën, ka këtë mesazh 

Nga: K.G. Më: 20 janar 2026 Në ora: 17:46
Francesco Calzona - majtas

Sllovakia - Kosova, ndeshje që pritet me kureshtje të madhe.

Kanë mbetur më shumë se dy muaj (26 mars) nga sfida e gjysmëfinales së Play-off-it për një biletë në Kampionatin Botëror në futboll.

Ndeshja luhet në tokën sllovake përkatësisht në Bratisllavë.

Një ndeshje si finale, fituesi do të përballet në finalen e play-off-it me fituesin e takimit mes Rumanisë dhe Turqisë. 

Selektori i Sllovakisë, Francesco Calzona, e ka më së të qartë se do të jetë ndeshje e vështirë me kombëtaren e Kosovës. 

Ai foli në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve në sportin e Sllovakisë.

“Na duhet që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm.

Disa prej lojtarëve momentalisht kanë probleme. Besoj se do të jenë mirë në mars, pasi na duhet ekipi i kompletuar.

E dimë se me çfarë vështirësish jemi përballur në kualifikime.

Besoj se të gjithë do të jenë të shëndetshëm dhe të gatshëm për të luftuar për synimin tonë”, tha Calzona për faqen e zyrtare të Federatës së Futbollit të Sllovakisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat