Vdes ish-futbollisti francez, kishte luajtur për Realin dhe Barcelonën

Futboll

Vdes ish-futbollisti francez, kishte luajtur për Realin dhe Barcelonën

Më: 21 janar 2026 Në ora: 09:01
Lucien Muller.

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti francez, Lucien Muller.

Muller, vdiq në moshën 91-vjeçare me lajmin të cilin e konfirmoi familja e tij.

Ai kishte luajtur për skuadra të shumta, përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën, ku madje kishte fituar 3 tituj të La Ligas dhe arriti finalen e Kupës së Evropës me “Los Blancos” në vitin 1964.

Karrierën e përfundoi te Reimsi, në vitin 1970.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat