Shqiptari, ndër 30 futbollistët me kartonin më të shtrenjtë në ligën angleze

Futboll

Shqiptari, ndër 30 futbollistët me kartonin më të shtrenjtë në ligën angleze

Më: 24 janar 2026 Në ora: 23:25
Anis Mehmeti

E realizoi ëndrrën e tij.

Ndoshta jo atë më të madhen, por gjithsesi bëri një hap të madh në karrierë. 

Futbollisti shqiptar Anis Mehmeti do të vazhdojë këtë sezon sërish në Kategorinë e dytë në Angli (Championship), por tashmë në një skuadër që pretendon realisht ngjitjen në elitë.

Ipswich pagoi 3 milionë funtesh, sipas raportimeve nga mediat britanike, por mund të quhet me shumë fat.

Kjo sepse kartoni i shqiptarit arrin në 10 milionë euro sipas agjencisë së specializuar “transfermarkt”, dhe ky transferim me vlerë kaq të ulët ndodhi sepse atij i përfundonte kontrata në fund të sezonit.

Bristol City pranoi më mirë 3 milionë funtesh, sesa largimin me parametër zero në verë.

Nëse shikon vlerën e futbollistëve në Championship, vëren se Mehmeti është një nga më të rëndësishmit.

Vetëm 30 lojtarë nga 680 gjithsej e kalojnë vlerën e kartonit të tij prej 10 milionë eurosh, ndërsa është e sigurt që ylli kuqezi 25-vjeçar do të bëhet edhe më i mirë, pasi pikërisht tani po rritet ndjeshëm profesionalisht.

Natyrisht, sfida tek Ipswich është më e vështirë sesa në Bristol.

Në ekipin që mban vendin e dytë në Championship ka 8 futbollistë me vlerë kartoni mbi 10 milionë euro, pra Mehmeti do të duhet të luftojë për vendin në formacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat