Legjenda e Kosovës që kroatët e kanë në zemër, me dy fjalë për gruan e tij

Futboll

Legjenda e Kosovës që kroatët e kanë në zemër, me dy fjalë për gruan e tij

Nga: K.Goca Më: 27 janar 2026 Në ora: 20:06
Kujtim e Shala dhe Jehona

Është në zemrën e kroatëve, sidomos të tifozëve të Dinamos së Zagrebit.

Legjendë e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, vazhdon të gëzojë respekt e admirim kudo ku ka lënë gjurmë.

I dalë nga Liria e Prizrenit, 

Image

Shala shtegtoi më pas te Partizani i Beogradit, KF Prishtina dhe Dinamo Zagreb, për të vazhduar karrierën në ekipet franceze dhe gjermane.

Ai mbetet gjithashtu shqiptari i parë që veshi fanellën e kombëtares së Kroacisë, më 17 tetor 1990, në stadiumin “Maksimir”, në ndeshjen revyale kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot, Kujtim Shala ka festuar një përvjetor të veçantë në jetën e tij personale – 40-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Jehonën.

“Unë dhe Mbretëresha ime.

Jehona, 40 vite së bashku”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat