Bintsouka do të jetë futbollisti më i ri i Flamurtarit

Futboll

Bintsouka do të jetë futbollisti më i ri i Flamurtarit

Më: 31 janar 2026 Në ora: 12:45
Partizani/ Bintsouka, Cara, Mehmeti, Rrapaj

Archange Bintsouka do të jetë futbollisti më i ri i Flamurtarit.

Sulmuesi kongolez do të largohet nga Partizani, për t’u huazuar tek ekipi tjetër i Superiore, pra vlonjatët.

Kujtojmë se në ndeshjet e fundit, 23-vjeçari u preferua titullar nga trajneri Oltijon Kërnaja.

Pozicioni i tij është qendërsulmues, por te Partizani së fundmi e kemi parë në krahun e djathë, kjo për shkak të konkurrencës së madhe të numrave “9”, si Toma, Skuka dhe Contreras.

Vlen të përmendet që kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Këtë sezon ai ka marrë pjesë në 14 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke mos shënuar asnjë gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat