Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka patur një mbrëmje të zezë në përballje me Interin.
Muriç me Sassuolon si vendas pësuan debakël me rezultat 5:0 nga Interi, në takimin e javës së 24-të të Serie A në futboll.
Zikaltrit treguan fuqinë e liderit dhe nuk falën pothuajse asnjë gabim të vendasve.
Golat e fitores i shënuan Bisseck (11'), M. Thuram (28'), Martinez (50'), Akanji (54') e Luis Henrique (89’).
Matiq i Sassuolos u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 54-të.
Interi kryeson me 58 pikë e Sassuolo e zë vendin e 11-të me 29 sosh.