Selektori i Republikës së Irlandës befason: Nuk kam qenë i informuar për Kosovën

Futboll

Selektori i Republikës së Irlandës befason: Nuk kam qenë i informuar për Kosovën

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 23:01
Heimir Hallgrimsson

Selektori i Republikës së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka folur pas shortit të Ligës së Kombeve, ku për kundërshtarë do ta ketë Kosovën, sikurse edhe Izraelin dhe Austrinë.

Në një deklarim për media pas hedhjes së shortit, Hallgrimsson tha se nuk kishte qenë i informuar për formën e jashtëzakonshme të Kosovës në ndeshjet e fundit.

“Do të jetë një grup i fortë. Nuk kam qenë i informuar paraprakisht për formën e Kosovës. Vërtet mbresëlënëse.

Nga 15 ndeshjet e fundit ata kanë regjistruar dy humbje, dy barazime dhe kanë fituar 11 sosh”.

“Dhe janë në play-off të Botërorit, sikur ne, kështu që një kundërshtar i fortë”, u shpreh trajneri i kombëtares irlandeze.

Për Austrinë dhe trajnerin e tyre Ralf Rangnick, ai tha se ka informacione për mënyrën se si luajnë, të cilët po ashtu i quajti kundërshtarë të vështirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat