Kjo është nota për Edon Zhegrovën! Media italiane nuk i jep më shumë 

Futboll

Kjo është nota për Edon Zhegrovën! Media italiane nuk i jep më shumë 

Nga: K.Goca Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 11:57
Edon Zhegrova

Juventusi dha gjithçka, por nuk arriti të kualifikohet në të tetën e finales së Champions League.

Në një stadium të mbushur plot, skuadra e Luciano Spallettit besoi deri në fund.

Futbollisti Manuel Locatelli hapi serinë e golave, por përjashtimi i Lloyd Kelly në minutën e 48-të, e vështirësoi ndeshjen.

Më pas shënuan Federico Gatti dhe Weston McKennie (3:0) për ta çuar sfidën në vazhdime.

Në kohën shtesë vendosën golat e Osimhen dhe Yilmaz (3:2) për të kualifikuar Galatasarayn.

Edon Zhegrova u inkuadrua në minutën e 67-të, i cili kontribuoi me dy veprime të shkëlqyeshme dhe Juventusi shënoi dy gola.

Media italiane “Tuttosport” e ka vlerësuar Zhegrovën me notën 6, ndërsa Locatelli me notën 8.  

Galatasaray u kualifikua falë fitores në takimin e parë me rezultat 5:2..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat