Karton i kuq për lojtarët që mbulojnë gojën me fanellë, FIFA me tolerancë zero

Futboll

Karton i kuq për lojtarët që mbulojnë gojën me fanellë, FIFA me tolerancë zero

Më: 2 mars 2026 Në ora: 17:30
Benficas Prestianni

Rasti i  fundit ku lojtari i Benficas Prestianni akuzohet për racizëm ndaj Vinicius ka vendosur në lëvizje FIFA-n.

Presidenti i FIFA-s, Infantino ka lënë të kuptohet se do të ketë ndëshkime për lojtarët që mbulojnë gojën kur fyejnë kundërshtarët.  

Futbollistë që bëjnë veprime të tilla, do të dalin menjëherë nga loja me karton të kuq.

“Kush nuk ka asgjë për të fshehur, nuk ka arsye të mbulojë buzët dhe gojën. Gjesti shërben për të mbuluar një ofendim diskriminues dhe kartoni i kuq duhet të jetë pasojë natyrale e këtij veprimi për të pastruar futbollin nga këto sjellje të papranueshme” – tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat