Ironia e Guardiolës: Po pija një birrë dhe nuk i pashë lojtarët…

Futboll

Ironia e Guardiolës: Po pija një birrë dhe nuk i pashë lojtarët…

Më: 15 mars 2026 Në ora: 17:27
Pep Guardiola

Mançester Siti ngeci në transfertën e Uest Hemit dhe pas barazimit 1-1 foli edhe trajneri Pep Guardiola.

“Po pija një birrë para ndeshjes, kështu që nuk i pashë lojtarët. Nuk e di çfarë po bënin.

Ata ishin të zënë duke u ngrohur. Formacion i gabuar ndaj Uest Hemit, tani mund të më kritikoni pa mëshirë, e meritoj.

Po, po na mungojnë golat. Futbolli është i paparashikueshëm

Ka ndeshje ku kontrollon gjithçka dhe në rastin e parë ata shënojnë.

Me Arsenalin që është +9,  Pep më në fund pranoi vështirësitë pa hequr dorë nga lufta deri në fund: “Është më e komplikuar, nuk varet më vetëm nga ne. Por kemi një ndeshje në dorë dhe ata duhet të vijnë në shtëpinë tonë”, deklaroi spanjolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat