Bylisi denoncon dy zyrtarët për dhunë: Na akuzuan se luajmë për Partizanin

Futboll

Bylisi denoncon dy zyrtarët për dhunë: Na akuzuan se luajmë për Partizanin

Më: 17 mars 2026 Në ora: 14:24
Klubi i Bylisit

Klubi i Bylisit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale zyrtare përsa i përket incidentit të ndodhur në Laç gjatë ndeshjes së kampionatit U-19, Laçi-Bylis.

Ballshiotët akuzojnë dy zyrtarët e klubit kurbinas, Naim Halilaj dhe Kleo Laska që kanë goditur, nigerianin Ahmed Ibrahim Adepoju dhe Mirlind Bahaj, duke i ofenduar dhe akuzuar se luajnë për Partizanin.

Ky reagim vjen pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 ndërsa rikujtojmë që kurbinasit pozicionohen në vendin e parë me 27 pikë, Partizani U19 me 25 pikë në të dytin dhe në vendin e tretë renditet Bylis me 17 pikë.

NJOFTIMI I PLOTË

Reagim!

Bylis dënon incidentin e ndodhur në Laç gjatë ndeshjes së kampionatit U-19, Laçi-Bylis. Gjatë gjithë lojës ka pasur tension, por sapo ka përfunduar ndeshja, dy zyrtarët e klubit kurbinas, Naim Halilaj dhe Kleo Laska, kur lojtarët po futeshin në tunelin e dhomave të zhveshjes kanë goditur, nigerianin Ahmed Ibrahim Adepoju dhe shqiptarin Mirlind Bahaj, duke i ofenduar dhe akuzuar se luajmë për Partizanin.

Si klub dënojmë aktin e rëndë, sidomos kur ndodh në një kampionat moshash dhe ne, as nuk shitemi, e as blihemi, pasi jemi në garë. Faza “Play-Off”” sapo ka nisur dhe jemi brenda objektivit, kemi shanset tona dhe do të luftojmë deri në fund të garës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat