Sherr me zëvendëstrajnerin serb të Interit, shfaqen pamjet ku Gjimshiti e ftoi për duel në dhomat e zhveshjeve
Ndeshja mes Interit dhe Atalantës në fundjavë është mbyllur me tension dhe i përfshirë në kaosin pas duelit, ka qenë edhe kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili nuk është kursyer ndaj zëvendëstrajnerit serb të Interit, Aleksandar Kolarov.
Gjithçka nisi pas përfundimit të sfidës, kur Kolarov hyri në fushë dhe iu drejtua gjyqtarit duke kërkuar shpjegime.
Ai shtyu De Run të Atalantës dhe ky i fundit iu përgjigj, me Gjimshitin i cili fillimisht ndërhyri për t’i ndarë.
Por më pas edhe mes Kolarov dhe Gjimshitit nisën shkëndijat dhe pat thuajse një kacafytje mes tyre, me pjesëtarët e të dy skuadrave që i ndanë për të shmangur një përshkallëzim.
𝑺𝒄𝒊𝒏𝒕𝒊𝒍𝒍𝒆 al fischio finale! 🧨😳
— DAZN Italia (@DAZN_IT) March 17, 2026
Kolarov 𝒔𝒑𝒊𝒏𝒈𝒆 De Roon, s'accendono gli animi con Barella
Poi Djimsiti 🆚 Kolarov: 🤬
🎤 @davidebernardi6
BordoCam #InterAtalanta è disponibile ora su #DAZN! 📲@pokerstarsnews #Kolarov pic.twitter.com/XC3DnZiZCy
Por mbrojtësi shqiptar nuk u tërhoq dhe për më tepër ftoi Kolarov për duel në dhomat e zhveshjeve, para se të largohej nga terreni i “San Siro”.