Portieri i kombëtares së Kosovës shokon Juventusin dhe Edon Zhegrovën! E papritur

Futboll

Portieri i kombëtares së Kosovës shokon Juventusin dhe Edon Zhegrovën! E papritur

Nga: K.Goca Më: 21 mars 2026 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, është trim i ndeshjes.

Është njeriu i mbrëmjes dhe pikën që fitoi Sassuolo në stadiumin në Torino ndaj Juventusit.

Skuadra e Juventusit ka barazuar me rezultat 1:1 me Sassuolon, në takimin e javës së 30-të të Serie A.

Në minutën e 86-të Locatelli goditi nga penalltia por gjuajtjen e tij e ka pritur portieri Arijanet Muriç.

Edon Zhegrova futet në lojë në minutën e 88-të por pa sukses që të arrijnë fitore ndaj Sassuolos, fajtor për këtë është portieri brilant Arijanet Muriç.

Juventusi është në vend të pestë me 54 pikë dhe Sassuolo në të 10-tin me 39 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat