Belgjika pa Trossard e Vanaken në miqësoret ndaj SHBA-së e Meksikës

Futboll

Belgjika pa Trossard e Vanaken në miqësoret ndaj SHBA-së e Meksikës

Më: 23 mars 2026 Në ora: 23:51
Leandro Trossard

Belgjika do të jetë pa dy lojtarë të rëndësishëm në ndeshjet miqësore kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

Federata belge ka bërë të ditur se Leandro Trossard dhe Hans Vanaken nuk do të jenë pjesë e skuadrës për këto dy përballje përgatitore para Kupës së Botës.

Sulmuesi i Arsenal, Trossard, ka vendosur të mos grumbullohet për miqësoret ndaj SHBA-së në Atlanta dhe Meksikës në Chicago, në mënyrë që të vazhdojë rikuperimin pas një lëndimi. Sipas federatës belge, ky vendim është marrë në konsultim me klubin e tij.

Ndërkohë, kapiteni i Club Brugge, Vanaken, gjithashtu po rikuperohet nga një lëndim dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat