Sadiku: Sllovakët po frikësohen nga numri i madh i shqiptarëve

Futboll

Sadiku: Sllovakët po frikësohen nga numri i madh i shqiptarëve

Më: 25 mars 2026 Në ora: 16:13
Arlind Sadiku

Gazetari Arlind Sadiku ka folur rreth ndeshjes më të rëndësishëm në historinë e Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Sadiku tha se është befasuese se sa shumë tifozë shqiptarë po fluturojnë drejt Sllovakisë, për të marrë pjesë në këtë ballafaqim ndërmjet dy kombëtareve.

“Sllovakët janë duke u frikësuar nga numri i madh i shqiptarëve që do të jenë të pranishëm, sepse nga e gjithë Evropa kanë blerë bileta”, u shpreh Sadiku.

Ndërsa ai shtoi se tifozët janë të shqetësuar për shkak se ka paralajmërime që përkrahësit e “Dardanëve” që kanë pasaportë nga Kosova, nuk do të lejohen në stadium.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat