Hadergjonaj pas fitores ndaj Sllovakisë: Tregon karakterin tonë si ekip

Futboll

Hadergjonaj pas fitores ndaj Sllovakisë: Tregon karakterin tonë si ekip

Më: 26 mars 2026 Në ora: 23:19
Florent Hadergjonaj,

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj, është shprehur i emocionuar pas fitores 3-4 ndaj Sllovakisë, duke theksuar unitetin dhe karakterin e skuadrës.

“Me i gjetë fjalët e duhura është vështirë. Kjo e tregon karakterin tonë si ekip, jemi krejt bashkë. Kemi një atmosferë shumë të mirë brenda grupit, nuk ka rëndësi kush luan, ka vetëm pozitivitet”, u shpreh ai.

Hadergjonaj vlerësoi kontributin e të gjithë lojtarëve, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

“Secili i ka meritat e veta, të gjithë kanë luftuar si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

E kemi meritu fitoren ndaj Sllovakisë”, tha mbrojtës.

Ai foli edhe për ndeshjen e ardhshme, duke theksuar se përballja me Turqinë do të jetë e veçantë për të.

“Ka me qenë speciale ndeshja ndaj Turqisë, pasi që prej gjashtë vitesh luaj atje”, përfundoi Hadergjonaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat