Dikur në vitet e 80-ta, kështu ishte stadiumi i Prishtinës! Ja çfarë i thanë Ajet Shoshollit dhe si i doli problem Fadil Muriqit

Futboll

Dikur në vitet e 80-ta, kështu ishte stadiumi i Prishtinës! Ja çfarë i thanë Ajet Shoshollit dhe si i doli problem Fadil Muriqit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 prill 2026 Në ora: 15:13
Fadil Vokrri në mes, foto Iljaz Bylykbashi

Fadil Vokrri në mes dhe në ajër në dyluftim.

Eh, po të ish shtet Kosova në atëkohë, Prishtina do të ishte deri në tetën e finales së Kupës së Kampionëve dhe kombëtarja e Kosovës sigurisht do të ishte edhe në të tetën e finales së Kampionatit Evropiane e Botëror.
Gjeneratë që nuk përsëritet kurrë.

Kosova sot ka një kombëtare që po e bën krenarë kombin shqiptar dhe bota e futbollit jo vetëm po mahnitet me një Brazil të dytë.

Në vitet e 80-ta, si fëmijë më kujtohet, sa hilen ia bënin Prishtinës, vetëm pse ishin shqiptarë.

Bile Ajet Shosholli në një rast i futi në formacion 10 shqiptarë e një boshnjak, asnjë serb e asnjë malazez, dikush nga kryesia i kishte thënë: “Ajet, ke kujdes, se krejt shqiptarë i ke shti në formacion”.

Dhe po të shtypur kemi qenë nga ajo farë ish Jugosllavie, nga ai regjim serb, që talentet më të mëdhenj nuk i linte të dilni në sipërfaqe, sepse flisnin shqip.

Fadil Muriqi ka pas shumë telashe, madje e kishin arrestuar pse nuk shkoi në shërbim ushtarak, pra ajo farë e zezë e quajtur Jugosllavi! Sahit Kelmendi, disa herë u konfrontua me ta në Beograd, Manastir madje dhe në Osijek, madje në rastin e Paraqinit të rastit Aziz Kelmendi në vitin 1987, mbiemri Kelmendi u bë halë në sy kudo në stadiume serbe fyhej Sahit Kelmendi.

Kujtim Shalën nuk e donin se e shihnin si patriot dhe madje ua çoi dy gishta në Nish, në Sarajevë bëri namin duke u konfrontua e në Novi Sad shkaktoi rrëmujë, serbët u çarten.

Në vitin 1989, doli parulla për Jugosllavi në Kikindë, Gani Llapashtica, Abdyl Bellopoja e Xhevdet Muriqi e shqelmuan atë duke shkaktuar kaos.

Më 8 prill të vitit 1990, në ndeshjen Prishtina – Proleteri i Zrenjaninit, milicia ish jugosllave futet në fushë dhe rrahu lojtarët e Prishtinës, rrahu për spital Gani Llapashticën, këtu veç u pa se Jugosllavia artificiale e kishte frymën e fundit, pas një viti u shpërbë me fillimin e luftës në Slloveni në fund të qershorit 1991.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat