Yamal pas humbjes ndaj Atletico-s: Kjo histori nuk ka përfunduar!

Futboll

Yamal pas humbjes ndaj Atletico-s: Kjo histori nuk ka përfunduar!

Më: 9 prill 2026 Në ora: 12:58
Yamal

Pas disfatës 0:2 ndaj Atletico Madrid në çerekfinalen e parë të Champions League, talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dërguar një mesazh motivues për tifozët dhe skuadrën.

I riu spanjoll theksoi se gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit dhe se skuadra do të luftojë deri në fund për përmbysjen.

“Kjo histori është shumë larg përfundimit. Do të japim gjithçka javën e ardhshme”, u shpreh Yamal.

Ai gjithashtu bëri thirrje për unitet nga tifozët katalanas:

“Të gjithë së bashku, tifozët e Barçës.”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat