Shtatë futbollistë zhduken pas një ndeshjeje kualifikuese

Futboll

Shtatë futbollistë zhduken pas një ndeshjeje kualifikuese

Më: 9 prill 2026 Në ora: 17:12
Eritrea

Shtatë lojtarë të futbollit eritrean mungojnë pas një ndeshjeje kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës 2027 në Lobamba, Eswatini (ish-Svaziland), tha një zyrtar i Konfederatës së Futbollit Afrikan.

"Ky incident është një... mister. Eritrea mundi Esëatini më 31 mars në Lobamba dhe askush nuk e di me siguri se çfarë ndodhi më pas.

Ne besojmë se të gjithë lojtarët u larguan nga Esëatini për në Afrikën e Jugut, ku ekipi ndaloi gjatë rrugës së kthimit përmes Egjiptit.

Por kur delegacioni mbërriti në Kajro, shtatë lojtarë mungonin", tha zyrtari.

Mungesa e shtatë lojtarëve u konfirmua edhe nga trajneri i kombëtares së Eritresë, Hesham Yakan, i cili është egjiptian.

Një anëtar i komunitetit eritrean në Afrikën e Jugut tha se kishte parë disa nga lojtarët e zhdukur në Johannesburg, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme, duke përmendur shqetësime për sigurinë e tyre.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gjatë 20 viteve të fundit, rreth 80 eritreanë të përfshirë në futboll kanë dezertuar gjatë ndeshjeve të zhvilluara jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat