Fundjavë e “zjarrtë” në Serie A, Inter lehtë në letër ndaj Cagliarit, Napoli vështirë me Lazion

Futboll

Fundjavë e “zjarrtë” në Serie A, Inter lehtë në letër ndaj Cagliarit, Napoli vështirë me Lazion

Më: 17 prill 2026 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

​Sonte nis xhiro 33 në kampionatin italian, Serie A, me dy përballje mjaft interesante që hapin rrugën për një fundjavë plot emocione.

Në ndeshjen hapëse të kësaj xhiroje, Sassuolo pret Comon në orën 18:30, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë në “San Siro”, ku Interi pret Cagliarin në orën 20:45.

E shtuna dhe e diela sjellin poashtu përballje mjaft interesante.

​E shtunë (18 prill): Udinese-Parma (15:00), Napoli-Lazio (18:00) dhe AS Roma-Atalanta (20:45).

​E diel (19 prill): Cremonese-Torino (12:30), Verona-AC Milan (15:00), Pisa-Genoa (18:00) dhe Juventus-Bologna (20:45).

​E hënë (20 prill): Lecce-Fiorentina (20:45).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat