Agim Ademi: Ekipi i drejtuar Albina Rrahmani ka treguar potencial 

Futboll

Agim Ademi: Ekipi i drejtuar Albina Rrahmani ka treguar potencial 

Nga: K.G. Më: 18 prill 2026 Në ora: 13:24
Kosova

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka uruar vashat e kombëtares U19 për suksesin që kanë arritur në Grupin B.

“Tjetër fitore për Dardanet U19.

Urime Kombëtares së Kosovës U19 triumfi 5:2 ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës B për kualifikimet e Evropianit.

Një rikthim i shkëlqyeshëm pas humbjes nga Lituania dhe një paraqitje me karakter të lartë pas disavantazhit fillestar në duelin e sotëm, për fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues.

Me 6 pikë të grumbulluara, Dardanet U19 tashmë presin me vëmendje epilogun e grupit dhe të gjithë kësaj faze kualifikuese.

Pavarësisht epilogut, ekipi i drejtuar nga Albina Rrahmani ka treguar potencial dhe shpirt gare që na bën krenarë të gjithëve. 

Vazhdojmë përpara!”, ka shkruar Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat