Shqipëria do të përballet me Izraelin në “Air Albania”

Futboll

Shqipëria do të përballet me Izraelin në “Air Albania”

Më: 30 prill 2026 Në ora: 15:17
Shqipëria

Muaji qershor sjell një tjetër provë të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, që do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të përballen më 3 qershor, në orën 20:00, me Izraelin, në atë që do të jetë testi i parë i muajit.

Kjo do të jetë përballja e 7-të në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Europiane.

Sa i përket bilancit të ndeshjeve, kuqezinjtë kanë fituar dy nga përballjet dhe kanë humbur katër.

Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Luksemburgut, sërish në “Air Albania”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat