Laçi vazhdon shkëlqimin në Turqi, gol vendimtar për Rizesporin

Futboll

Laçi vazhdon shkëlqimin në Turqi, gol vendimtar për Rizesporin

Më: 1 maj 2026 Në ora: 19:16
Laçi

Qazim Laçi po konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme në Superligën turke, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës me Rizesporin. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e radhës në përballjen ndaj Konyasporit, e vlefshme për javën e 32-të.

Sfida nisi në mënyrën më të vështirë për Rizesporin, që pësoi gol në minutat e para, por reagimi erdhi shpejt.

Në minutën e 18-të, Laçi përfitoi nga një moment hutimi në mbrojtjen kundërshtare dhe me këmbëngulje arriti të rikthente baraspeshën në rezultat.

Paraqitjet e tij këtë sezon kanë qenë vendimtare për skuadrën.

Edhe pse luan në mesfushë, Laçi është shndërruar në golashënuesin kryesor të ekipit, me shtatë gola të realizuar, ndërsa ka kontribuar edhe me tetë asistime.

Në total, ai ka marrë pjesë direkte në 15 gola gjatë kampionatit, duke qenë një nga faktorët kryesorë në luftën e Rizesporit për mbijetesë. 30-vjeçari, i transferuar verën e kaluar, po rezulton një goditje e qëlluar për klubin turk, duke u kthyer në një lider të padiskutueshëm në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat