Ballafaqimi mes Wolves dhe Sunderlandit ka përfunduar pa fitues, 1:1, më takimin e javës së 35 të Premier Leagues në futboll.
Kapiteni i skuadrës së Sunderlandit, Granit Xhaka, ka treguar lojë të mirë.
Futbollisti nga Kosova, Xhaka, ka asistuar në golin e epërsisë së Sunderlandit në minutën e 17-të.
Granit Xhaka mori përsipër goditjen nga këndi dhe harkoi për mrekulli, kurse Nordi Mukiele shënoi me kokë në anën e djathtë, 0:1.
Nga minuta e 24-të Sunderlandi mbetet pa një lojtar, Ballard u përjashtua direkt me karton të kuq. Futbollisti Bueno ka barazuar rezultatin në minutën e 54-të.
Pas dy minutave (56’) Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë.
Sunderland është në vend të 12-të me 47 pikë e Wolves në fund me 18 sosh.