Juventusi ka befasuar të gjithë me barazimin e papritur 1:1 ndaj Veronës, në kuadër të javës së 35-të në Serie A.
Çudi, as laiku më i madh nuk e ka pritur këtë barazim.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, u inkuadrua në minutën e 80-të me fanellën e Juventusit, por nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes.
Nw minutwn e 90+5, Edon Zhegrova gjuan nga brenda 16-shit dhe godet shtyllën e majtë!
Ai vazhdon të ketë vështirësi për të gjetur golin, pasi edhe kësaj here mbeti pa realizim në Serie A.
Në minutën e 34-të, futbollisti Bowie kaloi mysafirët në epërsi, duke shtangur vendasit. Pas shumë përpjekjeve, Juventusi arriti të barazojë rezultatin falë golit të Vllahoviq në minutën e 62-të.
Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, duke bërë që ndeshja të përfundojë në barazim.
Pas javës së 33-të, Juventusi renditet në vendin e katërt me 65 pikë të grumbulluara, ndërsa Verona mban vendin e 19-të me 20 pikë.