Mitrovica licencohet për të 9-in vit radhazi për garat e UEFA-së!

Futboll

Mitrovica licencohet për të 9-in vit radhazi për garat e UEFA-së!

Nga: K.G. Më: 5 maj 2026 Në ora: 15:35

Klubi i futbollit femrave, Mitrovica, si gjithmonë ka synime pjesëmarrjen në garat evropiane.

Klubi prej më të organizuarve në vendin tonë, është licencuar për të marrë pjesë në garat evropiane.

“Klubi ynë ka siguruar edhe këtë vit licencën për pjesëmarrje në garat e UEFA-së për edicionin 2026/27, duke u licencuar për të nëntin vit radhazi, në përputhje me rregulloret dhe standardet e UEFA-së dhe FFK-së.

Krahas shumicës së klubeve të Superligës së meshkujve, edhe KFF Mitrovica vazhdon të mbetet pjesë e klubeve të licencuara për garat evropiane.

Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të kryetarit, Hajrullah Haxhiu, drejtorit financiar, Besart Ymeri e drejtoreshës, znj. Donika Syla,  si dhe realizimit të raportit nga Agjencia e Auditimit “Etika”.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Komisionin Vlerësues të FFK-së për bashkëpunimin dhe vlerësimin korrekt.

Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për ta përfaqësuar denjësisht klubin dhe futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, njofton klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat