Shkëndija e Tetovës eliminon Shkëndijen e Haraçinës, kualifikohet në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Shkëndija e Tetovës eliminon Shkëndijen e Haraçinës, kualifikohet në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Nga: K.Goca Më: 6 maj 2026 Në ora: 17:47
Pamje nga ndeshja

Përballja mes dy Shkëndijave për një vend në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut ishte e mbushur me emocione, ndërsa më e suksesshme doli skuadra nga Tetova, duke fituar edhe ndeshjen e kthimit.

Takimi i kthimit u zhvillua në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë, ku Shkëndija e Tetovës triumfoi me rezultat 0:2 ndaj Shkëndijës së Haraçinës.

Goli i parë erdhi në minutën e 86-të, kur Spahiu realizoi për epërsinë e mysafirëve, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Ndzengue vulosi fitoren me golin e dytë.

Skuadra tetovare kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 3:2, duke siguruar kështu kualifikimin në finale me rezultat të përgjithshëm 5:2. 

Në minutën e 90-të Wester i Shkëndijes u përjashtua direkt me karton të kuq pas një gjesti josportiv.

Në finale, Shkëndija do të përballet me Sileksin nga Kratova për trofeun e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat