Enrique: Nuk kam parë asnjë skuadër më të mirë se ne

Futboll

Enrique: Nuk kam parë asnjë skuadër më të mirë se ne

Më: 7 maj 2026 Në ora: 16:36
Luis Enrique

Pasi u kualifikua për në finalen e Ligës së Kampionëve, Luis Enrique theksoi se skuadra e tij dëshiron të “vazhdojë” të bëjë “histori” në turne dhe vlerësoi mbrojtjen ekipit parizien në ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munich.

“Ne kemi besuar në këtë gjatë gjithë kohës. Nuk kam parë asnjë skuadër më të mirë se ne.

Të gjithë na kritikuan, duke thënë se PSG nuk ishte asgjë, asgjë, asgjë, por kjo nuk më habiti. Mund të them se për mua, Bayern Munich është në nivelin tonë.

Arsenali është një nga skuadrat më të mira këtë sezon; ajo që kanë bërë gjatë gjithë sezonit është e pabesueshme”, shkruan Marca.

Enrique komentoi edhe kundërshtarin e finales, Arsenal duke thënë se janë një ekip për t’u vlerësuar.

“Ata janë ende në garë për titullin e Premier League dhe janë në finale, dhe kjo është diçka që duhet vlerësuar. Por unë kam shumë besim te skuadra ime, gjë që mendoj se është e rëndësishme ta vlerësojmë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat