Zhegrova vetëm 7 minuta në fitoren e Juventusit! Ramadani titullar por kokulur me Leccen

Futboll

Zhegrova vetëm 7 minuta në fitoren e Juventusit! Ramadani titullar por kokulur me Leccen

Nga: K.G. Më: 9 maj 2026 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Juventusi ka rrëmbyer tre pikë në konak të Lecces, duke triumfuar me rezultat 1:0.

Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të. 

Pak minuta lojë (7’) por kontributi i tij ishte domethënës në fushën e lojës.

“Zonja e Vjetër” shënoi fitore falë golit të minutës së parë. 

Autor i golit ishte Vllahoviq. 

Nga ana tjetër, Ylber Ramadani, u paraqit tërë ndeshjen për Leccen, por të pafat që të ndalin një pikë përkundër se patën disa raste bashkëlojtarët e tij.

Ramadani ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve me Leccen.

Në minutën e 90+5 Edon Zhegrova pati mundësi të mirë, por e priti portieri vendas.

Juventusi e zë vendin e tretë me 68 pikë e Lecce të 17-tin me 32 sosh pas javës së 36-të në Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat