Policia nuk i lejon tifozët e Vushtrrisë të shkojnë në stadiumin e Trepçës, i kthejnë në rrugë

Futboll

Policia nuk i lejon tifozët e Vushtrrisë të shkojnë në stadiumin e Trepçës, i kthejnë në rrugë

Më: 10 maj 2026 Në ora: 16:22
Pamje

Skuadra e Vushtrrisë sot luan ndeshjen e rëndësishme të javës së 32-të në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë ndaj Trepçës.

Shumë tifozë nga Vushtrria kishin udhëtuar drejt Mitrovicës për të përkrahur skuadrën e zemrës.

Megjithatë, policia e Kosovës kanë dalë në rrugë dhe kanë ndaluar tifozët për të shkuar drejt stadiumit “Riza Lushta”, sigurisht shkaku i sigurisë.

Kujtojmë që Vushtrria synon fitore për të mbajtur gjallë shpresat për futjen në Superligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat