Ende asnjë vendim për Muçin, trajneri i Trabzonspor i ka idetë e qarta

Futboll

Ende asnjë vendim për Muçin, trajneri i Trabzonspor i ka idetë e qarta

Më: 11 maj 2026 Në ora: 21:45
Ernest Muçi

Teksa ditët kalojnë, e ardhmja e Ernest Muçit mbetet enigmë. Fatih Tekke, trajneri i Trabzonspor, ka shprehur dëshirën e tij për qëndrimin e sulmuesit të huazuar nga Besiktas.

“Unë ia shpreha klubit dhe vetë atij mendimin tim në lidhje me Ernest Muçin.

Muçi ka qenë shumë fitimprurës gjatë periudhës që ka qenë me ne.

Nuk ka dyshime në lidhje me dëshirën që ai të qendrojë. Mendoj se mund të ketë disa probleme ekonomike. Besoj se mund të shkojë në drejtimin që ne duam”, ka thënë Fatih Tekke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat