Si sot, 10 vite më parë u shënua një prej momenteve më historike për futbollin në Kosovë, kur federata e futbolllit u anëtarësua në FIFA dhe UEFA.
Lidhur me këtë datë sublime që simbolizon dhe “kujtimin” në nder të presidentit të ndjerë, legjendës Fadil Vokrri, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka bërë një postim në profilin e tij teksa vlerësoi dhe punën e bërë të Agim Ademit, kreut aktual të federatës.
POSTIMI:
“Sot shënohen 10 vite nga një nga momentet më historike për futbollin në Kosovë, ku anëtarësimi i FFK-së në FIFA dhe UEFA vulosi Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Me respekt kujtoj legjendën Fadil Vokrri, që udhëhoqi me pasion këtë mision historik për futbollin e Kosovës. Kontributi i tij mbetet i paharruar.
Urime mikut tim, Presidentit Agim Ademi, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv në këtë përvjetor të veçantë.".