Egnatia humbi finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa drejtori Klejdi Zenelaj ishte i sigurt për fitoren.
Kampionët nuk ia dolën në fund, pasi u mposhtën nga Dinamo me rezultatin 3-2.
Ndikim në stadiumin “Air Albania” pati edhe kartoni i kuq që në minutën e gjashtë nga Bakajoko.
Zenelaj ka publikuar së fundmi një video përmes rrjeteve sociale. Aty ku shfaqet një episod nga filmi “Batman Begins”, i cili daton 21 vite më parë.
“Çfarë do të bësh?”, është pyetja e ngritur. Ndërsa përgjigjia që vjen është: “Do e rindërtoj. Ashtu siç ishte, tullë për tullë”.
Ky motivim për Egnatian është para ndeshjeve të Final Four. Kampionët duan të fitojnë trofeun e tretë radhazi, ndërsa 3 pikë më tepër numërojnë Elbasani me Vllazninë.