Bayerni i Mynihut thuhet se ka arritur një marrëveshje transferimi me objektivin e tyre të dëshiruar, Antoni Gordon nga Njukasëll Junajtid. Këtë e ka raportuar “Talksport”. Raporti nuk specifikon nëse bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje verbale apo për një akord më formal. Kërkesa financiare e Njukasëll mbetet pengesa kryesore në sagën e transferimit të Gordonit.
Sipas Talksport, Njukasëll kërkon rreth 86 milionë euro për 25 vjeçarin anglez. Njukasëll raportohet gjithasthu se është optimist që mund të siguroj një shumë të tillë. Megjithatë, sipas mediave gjermane, Bajerni është i gatshëm të paguaj dukshëm më pak. Sipas “Sport Bild”, presidenti i nderit i Bajernit, Uli Hoenes, po shtyn gjithashtu për transferimin e Gordonit.
Raporti shton se ky transferim ka “prioritet absolut” te kampionët rekord të Gjermanisë. Kjo thuhet se ishte edhe përfundimi i mbledhjes së bordit mbikëqyrës të klubit në Mynih të hënën. Skaj raportoi së fundmi se një kalim në Mynih për Gordonin “nuk ishte në horizont” për shkak të kërkesave të larta të Njukasëll. Bajerni i Mynihut raportohet se do të ketë vetëm 60 milionë euro në dispozicion për afrime të reja këtë verë. Ky buxhet mund të rritet nëse një ose më shumë lojtarë shiten dhe sjellin të ardhura të reja. Trajneri Vinsent Kompani besohet se e vlerëson shumë profilin e Gordonit për shkak të shpejtësisë dhe aftësisë së tij në situatat një kundër një.
Anglezi konsiderohet si një lojtar që mund t’i sjell më shumë dinamizëm repartit ofensiv të Bajernit. Drejtuesit bavarezë po monitorojnë gjithashtu mundësinë e shitjes së disa lojtarëve për të financuar operacionin.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Gordon do të jetë ende i disponueshëm deri atëherë. Barcelona, Liverpuli dhe Arsenali thuhet gjithashtu se kanë shfaqur interes për sulmuesin shumë të shpejtë. Portali “Teamtalk” raportoi gjithashtu se edhe Paris SeintZhermë është bashkuar garës për Gordonin.
Veçanërisht PSG dhe dy rivalët e Bajernit nga Premier Ligë pritet të kenë mundësitë financiare për të përmbushur kërkesat e Njukasëll.
Gordon do ta forconte edhe më shumë repartin ofensiv të Bajernit. Ai pritet veçanërisht të konkurroj me Luis Díaz në krahun e majtë të sulmit, por mund të luaj edhe në qendër.