Klubi i futbollit Shkëndija të premten në Tetovë kërkojnë triumf ndaj AP Brera, ndërsa nëse rivali për titull humb në Strugë, atëherë kampioni do të vendosej në një ndeshje direkte në Shkup.
“Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, Shkëndijës i duhet fitorja e radhës dhe humbje e rivalit për të dërguar vendimin e titullit në javën e fundit
Diferenca prej 6 pikësh nga vendi i parë e vendos skuadrën në një pozitë të vështirë, por brenda kampit mbretëron bindja për të luftuar deri në fund
Synimi është marrja e pikëve të plota për të bërë të mundur një finale direkte për titull në javën e fundit ndaj Vardarit
Mungesa:
Besart Ibraimi vazhdon të mbetet jashtë kombinimit për këtë sfidë për arsye lëndimi.
Ronaldo Webster mungon në këtë përballje pasi po shlyen pezullimin prej tri ndeshjeve shkaku i kartonit të kuq.
Reshat Ramadani mbetet jashtë fushave pasi ka mbyllur sezonin shkaku i dëmtimit të rëndë.
Kthehen:
Liridon Latifi dhe Imran Fetai rikthehen në dispozicion të stafit teknik pasi kaluan problemet me virozën dhe lëndimin, ndërsa Fabrice Tamba kthehet në skuadër pasi shleu pezullimin.
Skenari i titullit: Shkëndija kërkon tri pikët ndaj Brerës dhe shpreson që Vardari të mos fitojë asnjë pikë në transfertën me Strugën, për të hapur rrugën drejt një përballjeje direkte për trofeun në xhiron finale.
Përballjet sezonale: Në dy takimet e kaluara mes veti të këtij edicioni, Shkëndija triumfoi ndaj Brerës 3:2 në Strumicë, ndërsa dueli në Tetovë u mbyll në barazim 1:1 pas një goli të pësuar në çastet e fundit.
Statistika: Me 65 gola të shënuar, Shkëndija mbetet një nga ekipet më ofensive të kampionatit, duke kërkuar të shfrytëzojë faktorin fushë për fitoren e 23-të sezonale.
Kundërshtari: AP Brera vjen në këtë sfidë me presionin e mbijetesës, gjë që i bën ata një rival të rrezikshëm që kërkon pikët e shmangies së balotazhit për mbijetesë.
Ecuria: Pas kualifikimit në finalen e Kupës, fokusi i plotë i kuqezinjve është te kampionati për të realizuar një mbyllje dramatike dhe të suksesshme të sezonit”, thuhet nga Shkëndija..