Çudi se jo mahi në Maqedoninë e Veriut!
Një skandal i llojit të vet është mos transmetimi i ndeshjes mes Shkëndijes së Tetovës dhe AP Brera nga Strumica, në kuadër të javës së 32-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
“Sqarim për mos-transmetimin e ndeshjes Shkëndija-AP Brera në RTVM
Të nderuar mbështetës, ndeshja Shkëndija-AP Brera nuk është duke u transmetuar drejtëpërsëdrejti në servisin shtetëror pa ndonjë paralajmërim paraprak.
Tani na njoftojnë se në RTVM2 përparësi i është dhënë duelit Sileksi-Arsimi për peshën e shmangies së balotazhit, derisa në RTVM3 transmetohet dueli Struga-Vardari.
Për shkak të marrëveshjes për të drejtat televizive, nuk kemi mundësi që ndeshjen ta transmetojmë direkt në kanalin tonë në YouTube”, ka reaguar Shkëndija.