Conte drejt shkarkimit nga Napoli, Real Madridi vëzhgon situatën

Futboll

Conte drejt shkarkimit nga Napoli, Real Madridi vëzhgon situatën

Më: 15 maj 2026 Në ora: 17:47
Conte

Të ardhmes së Antonio Contes te Napoli po i vjen fundi.

Ndonëse projekti nisi me synime të mëdha, dështimi në Champions League (eliminimi në grupe) dhe distanca prej 15 pikësh nga kreu i Serie A kanë thyer marrëdhënien mes trajnerit dhe drejtuesve.

Tensionet e brendshme dhe pakënaqësitë për merkaton kanë bërë që shkarkimi në fund të sezonit të jetë thuajse i pashmangshëm.

Ky lajm ka alarmuar Real Madridin, ndonëse nuk është favoriti kryesor, statusi i Contes si trajner i lirë e bën atë një opsion serioz për stolin e “Los Blancos” nëse vendosin për ndryshime gjatë verës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat