Al Hilal në horizont, me një kontratë rreth 90 milionë euro në sezon

Futboll

Al Hilal në horizont, me një kontratë rreth 90 milionë euro në sezon

Më: 15 maj 2026 Në ora: 18:01
Robert Lewandowskit.

Barcelona po përgatitet t’i thotë lamtumirë Robert Lewandowskit.

Sipas mediave spanjolle, gjithçka tregon se përshëndetja e fundit mund të vijë të dielën në mbrëmje në “Camp Nou”, në ndeshjen e fundit të Barcelonës ndaj Real Betis.

Sulmuesi polak ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, por në Spanjë ka një bindje gjithnjë e më të fortë se ai do të largohet nga klubi, me të cilin luan që nga viti 2022.

Ndërkohë, rritet mundësia që destinacioni i tij i radhës të jetë Arabia Saudite. Klubi katalanas ka tentuar ta bindë të qëndrojë, por përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat.

Në javët e fundit ishte përmendur edhe një mundësi në MLS, me Chicago Fire si destinacion i mundshëm. Megjithatë, në orët e fundit situata ka ndryshuar dhe aktualisht kampionati saudit është opsioni më i favorshëm për lojtarin 38-vjeçar.

Dy oferta konkrete janë në tavolinë, por në krye të garës qëndron Al Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sipas mediave polake, klubi saudit i ka ofruar Lewandowskit një kontratë spektakolare prej rreth 90 milionë euro në sezon, një shifër që ai dhe përfaqësuesit e tij po e shqyrtojnë seriozisht.

Lewandowski pritet të analizojë të gjitha opsionet para se të marrë vendimin final.

Duket se po mbyllet kështu edhe kapitulli i interesit të Milanit dhe Juventusit, që e kishin parë polakun si një zgjidhje për sulmin e tyre, falë golave dhe përvojës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat