Sulmuesi shkodran disa minuta larg historisë në Skoci

Futboll

Sulmuesi shkodran disa minuta larg historisë në Skoci

Më: 16 maj 2026 Në ora: 14:25
Sabah Kerjota

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Celtic – Hearts, me rezultatin 0:0.

Nëse Hearts arrin të rezistoj edhe pjesën e dytë në “Celtic Park”, ata do të shpallen kampion në Premiership-in skocez, arritje historike.

Pjesë e Hearts është edhe sulmuesi shqiptar Sabah Kerjota. 24-vjeçari ka dalë nga akademia e Vllaznisë, ndërsa më pas vijoi rrugëtimin profesional në nivele të ulëta në Itali. Vetëm në verën e vitit 2025, ai u transferua te Hearts, për 150 mijë euro.

Nëse ekipi i tij ia del, do të ishte titull historik, pasi do të “thyenin” hegjemoninë e Celtic dhe Rangers në dekadat e fundit të futbollit skocez.

Shkodrani Kerjota grumbullon këtë sezon 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa nuk ka luajtur kurrë me Kombëtaren apo moshat.     

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat