Situata në Iran, shqiptari: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Futboll

Situata në Iran, shqiptari: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Më: 17 maj 2026 Në ora: 23:45
Jasir Asani

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar në emisionin ‘Sports Show’ ka komentuar karrierën e tij në klubin iranian Esteghlal.

Asani i cili ishte në Iran në kohën kur nisi konflikti me SHBA dhe Izraelin, tha se situata në fillim ishte shumë e rëndë, por që thotë se nga komunikimet që ka me bashkëlojtarët situata tashmë është qetësuar.

“Shpresoj që sa më shpejt të qetësohet situata atje dhe të kthehemi siç ka qenë më parë, të fillojmë ndeshjet, stërvitjet dhe të gjitha.

Tani për momentin mendoj me sa kam folur me lojtarët atje është qetësuar pak situata, po presim a do kthehemi apo jo pasi klubi na ka thirrë që të kthehemi të gjithë në Iran për stërvitje, por sa shohim nëpër lajme, situatën atje është pak e vështirë për t’u kthyer pasi nuk ka as aeroplan për t’u kthyer”, tha Asani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat