Kjo fotografi është para 43 viteve.
Është fjala për juniorët e klubit Malishgani të Klinës.
E veçanta është se disa prej tyre lanë gjurmë në futbollin e Kosovës: Idriz Elezaj, Franë e Marjan Zefi.
Vëllezërit Franë e Marjan Zefi luajtën me sukses edhe në klubin e futbollit Trepça në fund të viteve të 80-ta.
Një emër që i dha shumë futbollit të Kosovës, është Arbon Desku, drejtor i KF Dukagjinit të Klinës ku dolën kampion në edicionin 1993-1994, si dhe shumë vite nënkryetar e drejtor i klubit më të madh në Kosovë, KF Prishtina dhe donator i pathyeshëm në gjeneratën e sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.
“Klubi i futbollit Malishgani nga Klina sot Dukagjini, Liga e Parë e Kosovës (juniorët) sezoni 1983/84. Juniorët e Malishganit të Klinës ishin ndër më të mirët në Kosovë, ndër rezultatet e dalluara ishte edhe finalist i Kupës së Kosovës për juniorë.
Në këmbë, gjyqtari Radojko Mikiq, Sasha Donçiq, Albert Veseli, Eli Banjac, gjyqtari Miftar Dragidella, Arbon Desku, Anton Bekaj, Mëhill Simonaj, trajneri Nikollë Gojani dhe gjyqtari Dragan Radunoviq.
Ulur: Marjan Zefi, Lubisha Saiçiq, Idriz Elezaj, Franë Zefi dhe Dobrivoje Krstiq.
Nga këta dolen emra të mëdhenj të futbollit nga Kosova si: Idriz Elezaj, Franë e Marjan Zefi që luajtën në Ligën e dytë të ish Jugosllavisë si dhe Arbon Desku, donator e aktivist i madh i futbollit të Kosovës”, ka kujtuar këtë brez të shkëlqyeshëm kryetari i parë i KF Dukagjinit në rezistencë ndaj regjimit serb (1991-1992), Miftar Dragidella.