Shkëndija mbeti pa Kupën e Maqedonisë së Veriut, shpërthejnë me kritika tifozët

Futboll

Shkëndija mbeti pa Kupën e Maqedonisë së Veriut, shpërthejnë me kritika tifozët

Nga: K.G. Më: 20 maj 2026 Në ora: 22:38
Pamje nga finalja

Shkëndija e Tetovës sonte zhgënjeu të gjithë me paraqitje në finalen e Kupës së Maqedonisë duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Sileksi i Kratovës.

Skuadra kuqezi vlerësohej favorite ndaj Sileskit por kështu nuk ndodhi në fushën e lojës për faktin se rivali ngadhënjeu në stadiumin në Shkup.

Shkëndija mbeti pa titullin e kampionit, por sonte edhe pa Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Image

Komentet

Tifozët “Ballistët” janë tejet të dëshpëruar më këtë dështim të Shkëndijes.

Jo vetëm “Ballistët” por ka shumë shqiptarë që nuk pajtohen më këtë humbje të Shkëndijes. 

Image

Ersin Saliu ka komentuar në profilin e Shkëndijes mes të tjera: “Dresi i Shkëndijës peshon tepër, nuk mund ta veshe çdokush, normal futbolli ka fitore edhe humbje, ama me këtë ekip ne duhet të jemi Mbreti i kësaj lige e në kupë”.

Armend Imeri po ashtu ka komentuar mes të tjera: “Struga, Arsimi a Bashkimi kush i kish fajet për këtë lojë. Mjerim! S’besoj se ka shqiptar te Maqedonisë si nuk është me Shkëndijen, ama turp gjithë sezonin te akuzosh ekipet shqiptare pse s’ja leshojnë lojën e te humbësh prej ekipeve maqedone.

Për fuqinë dhe buxhetin që e ka Shkëndija duhet të jetë si Bayern Munchen në ligen Gjermane e pa konkurrencë”.

Ka qindra komente, kritika për lojën dhe dështimin e Shkëndijes sonte në finalen e Kupës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat