Shqiptari i Kosovës ka mbi 20 mijë minuta me klubin e njohur zviceran

Futboll

Shqiptari i Kosovës ka mbi 20 mijë minuta me klubin e njohur zviceran

Nga: K.Goca Më: 21 maj 2026 Në ora: 11:47
Futbollisti Amir Abrashi

Futbollisti nga Kosova, Amir Abrashi (36), po lufton me Grasshoppersin në barazh kundër FC Aarau për mbijetesën në ligë.

A do ta aktivizojë trajneri Peter Zeidler kapitenin e tij në ndeshjen e kthimit? 

Ndoshta edhe për herë të fundit?

“Abrashi e ka vazhduar kontratën me Grashoppersin edhe për një vit.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse do të vazhdojë si lojtar apo në ndonjë rol tjetër brenda klubit.

Në këtë sezon, mesfushori ka arritur të luajë vetëm dhjetë ndeshje në Superligë.

Asnjë minutë nuk luajti Amir Abrashi të hënën mbrëma në “Brügglifeld”.

Megjithatë, kapiteni ishte lojtari i parë i Grasshoppesit C-së që doli para gazetarëve pas barazimit 0:0 në ndeshjen e parë të barazhit”, shkruan media zvicerane “Blick”.

 “Gjëja më e rëndësishme është që nuk pësuam gol. Në Letzigrund do të jetë një ndeshje tjetër”, tha Abrashi.
Lideri i skuadrës, së bashku me Justin Hammel, Dirk Abels dhe Tim Meyer, është një nga vetëm katër lojtarët që kanë qenë në fushë edhe dy vite më parë në barazhin ndaj Thunit.

Pas një barazimi me fat 1:1 në ndeshjen e parë, rekordmeni zviceran siguroi mbijetesën falë një fitoreje dramatike 2:1 në “Stockhorn Arena”.
Atëherë Abrashi ishte në fushë në të dyja sfidat.

Po ashtu edhe sezonin e kaluar, kur Grasshoppers triumfoi ndaj Aaraut. Por të hënën, trajneri Peter Zeidler vendosi të mos e aktivizojë liderin e tij.

“Natyrisht që do të doja të luaja. Por duhet parë edhe fakti që skuadra me këtë formacion e përmbysi ndeshjen në Winterthur. Prandaj jam 100 për qind dakord me vendimin e trajnerit”, tha Abrashi.

Të enjten (sonte, 2015) në mbrëmje, veterani dëshiron me çdo kusht të ndihmojë në fushë klubin e zemrës për ta shpëtuar për herë të tretë në barazh.

“Do të jap maksimumin në stërvitje. Nuk e di nëse do të luaj.

Por do ta respektoj vendimin e trajnerit. E rëndësishme është vetëm që Grasshoppers të mbetet në elitë.

Gjithçka tjetër është e parëndësishme për mua”, tha Abrashi.

Peter Zeidler është i impresionuar nga energjia e kapitenit të tij:

“Në përgatitjen për ndeshjen ai është shumë i vlefshëm me energjinë pozitive dhe mbështetjen e tij.

Është një djalë i shkëlqyer dhe një futbollist i madh. Mund ta imagjinoj që të luajë edhe një herë”.

Për Grasshoppers, Abrashi tashmë i ka dëshmuar cilësitë e tij në 288 ndeshje.

Mbi 20 mijë minuta ka kaluar në fushë me fanellën e Grasshoppersit. Pyetja është vetëm: sa minuta të tjera do të shtohen?

Në mes të prillit, Grasshoppers njoftoi se Abrashi ka rinovuar kontratën edhe për një vit, por klubi nuk e sqaroi se në çfarë roli.

Këtë sezon, mesfushori luftarak është përballur shpesh me lëndime, ndaj deri tani ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje.

“A do të hyjë Abrashi në sezonin e tij të 11-të si lojtar i GC-së? Apo karriera e tij mund të marrë fund që të enjten mbrëma, madje me një rënie nga liga?”, shkruan mediumi zviceran.

“Ende nuk e di çfarë do të bëj më pas”, tha vetë futbollisti, duke stuar:

“Prioriteti im i vetëm është që të mbetemi në Superligë.”

Nëse dikush e di si bëhet kjo, ai është Amir Abrashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat