Vushtrria, Feronikeli 74, Dinamo apo Vëllaznimi në Superligën e Kosovës? Ja situata para 23 majit

Futboll

Vushtrria, Feronikeli 74, Dinamo apo Vëllaznimi në Superligën e Kosovës? Ja situata para 23 majit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 maj 2026 Në ora: 17:24
Vëllaznimi

Lëmsh i madh në renditjen e tabelës së Liga e Parë e Kosovës! Java e fundit, që luhet të shtunën më 23 maj, do të përcaktojë gjithçka për ngjitjen në elitën e futbollit.

Dy skuadrat e para do të sigurojnë hyrjen direkte në Superligë, ndërsa ekipet e renditura në vendin e tretë dhe të katërt do të luajnë fillimisht mes vete në barazh, për t’u përballur më pas me skuadrën e vendit të tetë të Superliga e Kosovës.

Në garë të fortë mbeten katër skuadra: Vushtrria, Feronikeli 74, Dinamo Ferizaj dhe Vëllaznimi.

Vushtrria – Nëse fiton në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, siguron direkt elitën. Një barazim nuk i garanton asgjë dhe mund ta komplikojë situatën.

Feronikeli 74 – I duhet fitore ndaj Ramiz Sadiku në Prishtinë. Në rast barazimi ose humbjeje, rrezikon të mbetet në barazh, varësisht nga rezultatet e rivalëve Dinamos dhe Vëllaznimit.

Edhe pse në letër rruga e Feronikelit duket më e lehtë, por asgjë nuk është e sigurt në kryeqytet.

Vëllaznimi – Nëse mposht Vushtrrinë dhe Feronikeli dështon në Prishtinë, gjakovarët sigurojnë automatikisht hyrjen në elitë.

Dinamo e Ferizajt – Synon fitore ndaj Lirisë dhe shpreson në një gabim të Vushtrrisë ose Feronikelit për të realizuar ëndrrën e Superligës.

Liria – Ka ende shpresa për barazh, por i duhet fitore ndaj Dinamos.

Në Gjakovë: Vëllaznimi – Vushtrria

Në Ferizaj: Dinamo – Liria

Në Prishtinë: Ramiz Sadiku – Feronikeli 74

90 minutat e fundit do të vendosin se cilat skuadra do të festojnë ngjitjen direkte në Superligë dhe cilat do ta kërkojnë fatin përmes barazhit.

Ndeshjet – e shtunë, ora 16.00
Ramiz Sadiku - Feronikeli 74
Prizreni - Istogu
Kika- Vjosa
Besa - KEK-u
Dinamo - Liria
Vëllaznimi - Vushtrria
Trepça '89 - Rilindja 1974
Trepça - 2 Korriku
Suhareka - Tefik Çanga

Gjashta skuadrat e para

1. Vushtrria 33 21 9 3 59:25 72
2. Feronikeli 74 33 21 8 4 57:22 71
3. Dinamo 33 22 5 6 60:34 71
4. Vëllaznimi 33 21 7 5 57:29 70
5. Liria 33 20 8 5 55:28: 68

6. Trepça '89 33 19 10 4 65:32 67

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat