Bilanci i përballjeve mes Vllaznisë dhe Egnatias para duelit të së shtunës

Futboll

Bilanci i përballjeve mes Vllaznisë dhe Egnatias para duelit të së shtunës

Më: 22 maj 2026 Në ora: 11:16
Pamje nga ndeshja

Pas ndeshjeve të para të fazës “Final 4”, vëmendja tashmë është zhvendosur te përballjet e dyta, ku Vllaznia do të sfidojë Egnatian, ndërsa Elbasani do të përballet me Dinamo City-n në duele që pritet të vendosin shumë për fatin e garës drejt titullit kampion.

Vllaznia dhe Egnatia janë përballur katër herë, me dy ndeshje të mbyllura në barazim, 0-0 dhe 2-2, ndërsa dy fitoret e tjera kanë shkuar për shkodranët, të cilët triumfuan 2-0 dhe 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Përballjet direkte Vllaznia – Egnatia 2025/26

Vllaznia 2-0 Egnatia

Egnatia 2-2 Vllaznia

Vllaznia 1-0 Egnatia

Egnatia 0-0 Vllaznia

Kujtojmë që ndeshja Vllaznia-Egnatia do të zhvilloht të shtunën në impiantin Air Albania, në një duel që mund të vendosë shumë për titullin kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat