Ylber Ramadani i gatshëm për sfidën e mbijetesës, luan ndeshjen numër 100 me Lecce-n

Futboll

Ylber Ramadani i gatshëm për sfidën e mbijetesës, luan ndeshjen numër 100 me Lecce-n

Më: 22 maj 2026 Në ora: 12:55
Ylber Ramadani

“Sold out” në stadiumin “Via del Mare” të Lecce-s për ndeshjen e së dielës kundër Genoa-s.

Klubi salentin ka bërë me dije se biletat e pakta në dispozicion (abonentët janë mbi 22 mijë) janë shitur në një kohë shumë të shkurtër.

Gjatë seancës së fundit stërvitore është stërvitur edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, i cili ka pasur shqetësime fizike pas ndeshjes së fundit. Ai ka punuar pjesërisht me grupin dhe do të jetë në dispozicion për sfidën e fundit të kampionatit.

Për Ramadanin do të jetë një ndeshje jubilare ajo e kësaj fundjave.

Ai do të kapë shifrën e 100 ndeshjeve në Serinë A me fanellën e Lecce-s, që duhet të fitojë të dielën për të siguruar qëndrimin në kategori.

Mesfushori kuqezi ka qenë protagonist gjatë sezonit, duke qenë lojtari me më shumë kilometra në gjithë kampionatin italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat