Mustafa: E siguruam mbijetesën, tani na pret festë ndaj Struga Trim Lumit

Futboll

Mustafa: E siguruam mbijetesën, tani na pret festë ndaj Struga Trim Lumit

Nga: K.G. Më: 23 maj 2026 Në ora: 13:13
Subi Mustafa

Futbollisti i Arsimi nga Çegrani, Subi Mustafa, shprehu kënaqësinë pas sigurimit të mbijetesës në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky ishte objektivi kryesor i skuadrës këtë sezon.

Për mbylljen e kampionatit, Arsimi pret ish-kampionin Struga Trim & Lum.

“Jemi shumë të lumtur që matematikisht e siguruam mbijetesën.

Ky ishte objektivi ynë kryesor dhe besoj se me plot meritë e arritëm përmes punës, sakrificës dhe unitetit gjatë gjithë sezonit”, deklaroi Mustafa.

Ai falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në këtë sukses, duke nisur nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik e deri te tifozët.

“Falënderim i madh për bashkëlojtarët, stafin teknik dhe tifozët tanë që na mbështetën në çdo moment”, shtoi ai.

Duke folur për ndeshjen e ardhshme ndaj Struga Trim Lumit, Mustafa theksoi se ajo do të ketë karakter festiv për klubin.

“Kjo ndeshje do të jetë ditë feste për ne. Do të dalim në fushë me motivim maksimal dhe respekt ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha duam ta ndajmë këtë moment me tifozët tanë”, tha ai.

Ndeshja mes Arsimit dhe Struga Trim Lumit luhet sot nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat