Rilind Nivokazi flet si lojtar i Kosovës

Futboll

Rilind Nivokazi flet si lojtar i Kosovës

Më: 28 maj 2026 Në ora: 15:24
Rilind Nivokazi

Futbollisti, Rilind Nivokazi ka folur për herë të parë nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës.

Nivokazi u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e Kosovës.

“Krenari shumë e madhe për mu, për familjen. Ekipi më kanë pritur shumë mirë edhe stafi gjithashtu. Unë jam shumë i lumtur.

“Trajneri na ka thënë që duhet me dhanë maksimumin sepse këto miqësore na ndihmojnë për përgatitje për ndeshjet kualifikuese.

“Ne luajmë për Kombëtaren, ne do japim gjithmonë maksimumin për këtë fanellë”, u shpreh Nivokazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat