Futbollisti Leon Myrtaj ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Debreçeni.
Ky transferim i papritur në Hungari është zyrtarizuar sot.
Kontrata e firmosur vlen për 3 vite, duke u larguar përfundimisht nga Totenhemi ku ishte pjesë e moshave.
ë Angli është stërvitur edhe me ekipin e parë të Totenhem, por pa pasur mundësinë e debutimit.
Talenti shqiptar do të luajë në elitën e futbollit hungarez.
Kujtojmë se sulmuesi 18-vjeçar e ka nënën hungareze dhe babai i tij është shqiptar. Pasi kishte luajtur me moshat e Shqipërisë, surprizoi duke zgjedhur të përfaqësojë Hungarinë.
Myrtaj është ftuar nga Hungaria U-19. Akoma për të nuk ka ardhur debutimi, ndërsa pritshmëritë janë të larta.