Skuadra shqiptare në festë, mposht Pobedën, futet në Ligën e Dytë të Maqedonisë

Futboll

Skuadra shqiptare në festë, mposht Pobedën, futet në Ligën e Dytë të Maqedonisë

Nga: K.G. Më: 30 maj 2026 Në ora: 19:14
Skuadra shqiptare Kamjani

Janë mësuar tri nga katër skuadrat e fundit që kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll për sezonin e ardhshëm.

Skuadra shqiptare Kamjani, dhe maqedonaset Kozhufi dhe Euromlk

Fitore rutinë dhe befasuese arriti Kamjani, që mposhti Pobedën me rezultat 0:2.

“Historia u shkrua! KF Kamjani në ligën e II-të! 

Pas 48 viteve pritje, sakrificë, mund, lotësh, gëzimesh dhe zhgënjimesh, KF Kamjani më në fund është ngjitur në ligën e II-të! 

Në ndeshjen e ballotazhit, djemtë tanë treguan se janë të gatshëm për sfida më të mëdha dhe e vulosën ëndrrën e një gjenerate të tërë!

Shënues Arlind Berzati e Armend Ademi

Dy emra që do të mbeten përgjithmonë në historinë e këtij klubi, si lojtarët që vulosën ngjitjen tonë në Ligën e II-të! Faleminderim nga zemra për tifozët tanë të mrekullueshëm!

Sot, në zemër të Shtipit, mbizotëroi flamuri i KF Kamjani. U dëgjuan këngët tuaja, brohoritjet tuaja dhe dashuria juaj për klubin. Ju nuk njihni lodhje, nuk njihni distancë dhe nuk e lini kurrë vetëm ekipin tuaj!”, thuhet nga KF Kamjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat